“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

Kandidati i pavarur për bashkinë e Tiranës, Florian Binaj ka vazhduar takimet e tij me qytetarët e kryeqytetit.
Gjatë mbrëmjes së sotme Binaj ka vizituar zonën e liqenit artificial, ndërsa ta takuar banorë e vizitorë.
Në një postim në rrjetet sociale, kandidati për kryebashkiak shkruan se, liqeni është mushkëria e Tiranës dhe duhet mbrojtur, jo betonizuar.
‘Liqeni artificial është mushkëria e Tiranës. Detyra jonë është ta ruajmë, jo ta betonizojmë’, shkruan Florian Binaj krahas videos me takimet me qytetarët e Tiranës.
Gjatë takimeve me qytetarët zona e Liqenit Artificial nuk kanë munguar edhe batutat.
Pjesë nga takimet:
Binaj: Kujdes se do tju kapë polici (iu drejtohet dy të miturve në monopatina)
Binaj: Nuk i kap polici se nuk i kap as ligji.
Qytetarja: Ju uroj me shpirt suksese!
Binaj: Shumë faleminderit!
Qytetari: Si gjys fushate ma merr mendja…
Florjan Binaj: Si gjys fushatë.
Qytetari: Suksese!