Të shtëna me armë zjarri në Selenicë, ekzekutohet në Vlorë i riu nga Fieri (Emri)

Të shtëna me armë zjarri në Selenicë, ekzekutohet në Vlorë i riu nga Fieri (Emri)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Gjorm të Bashkisë Selenicë, ku një i ri është vrarë me armë e zjarrit. Viktima është identifikuar si 36-vjeçari Dalan Aliaj, i cili ndodhej në fshat për të vizituar të afërmit e tij. Sipas banorëve i plagosuri është nga fshati Levan i Fierit. Sipas informacioneve paraprake, ai kishte shkuar tek djali i xhaxhait të tij në Gjorm, kur ka ndodhur dhe krimi. Pasi është qëlluar ai është nisur me urgjencë drejt spitalit të Vlorës, por për fat të keq ka mbërritur pa shenja jete. Ende nuk dihen motivet dhe shkaku, teksa policia ka nisur hetimet. Njoftimi i policise Vlorë/Informacion paraprak Sot, në fshatin Gjorm, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete nga...