“Ftesa nga NATO në 2008 erdhi prej paktit Nano-Berisha një vit përpara”, Ilir Kulla: Fatosi nuk u hakmor as në ‘97, iku nga politika se nuk e shihte veten të përjetshëm

“Ftesa nga NATO në 2008 erdhi prej paktit Nano-Berisha një vit përpara”, Ilir Kulla: Fatosi nuk u hakmor as në ‘97, iku nga politika se nuk e shihte veten të përjetshëm

Ilir Kulla një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të Fatos Nanos në një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, ndërton një profil të detajuar të ish-kryeministrit të ndjerë për të cilin thotë se ai nuk kishte ndonjë garë të hynte në histori pasi kishte bërë historinë. Zoti Kulla tregon se përse Fatos Nano demitizoi vetën, si e modernizoi sistemin politik shqiptarë e fali kundërshtarin politik që e burgosi. “Fatosi ishte nga ata njerëz që jepte besim, delegonte dhe kishte qejf gjithmonë të kishte njerëz të rinj. Ishte një njeri që e donte dhe e shijonte jetën dhe donte gjërat që të lëviznin. Njeri i veçantë për kohën që kemi jetuar bashkë. Fatosi ishte i parakohshëm për Shqipërinë e tranzicionit dhe në shumë gjëra ishte...