Ahmed al-Sharaa
SHBA- Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë në Uashington, DC , më 10 nëntor për t’u takuar me Presidentin e SHBA-së Donald Trump. Ngjarja do të jetë hera e parë në histori që një president sirian viziton Shtëpinë e Bardhë.
Në javët e fundit, u zhvilluan kontakte nëpërmjet të Dërguarit Special të Shteteve të Bashkuara në Siri, Tom Barrack, për ta përfshirë zyrtarisht Sirinë në koalicionin kundër ISIS-it, dhe tani pritet që presidenti sirian t’i bashkohet kësaj iniciative.
Kjo do të shënonte vizitën e dytë të Sharaa-s në Shtetet e Bashkuara, pas fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork në shtator.
Ahmad al Shara mori pushtetin në dhjetor 2024, pas rrëzimit të Bashar al Asadit. Ai u takua për herë të parë me Donald Trump në maj, në Riad, ku presidenti amerikan u zotua të heqë sanksionet e ashpra ndaj Damaskut.
Që kur mori pushtetin nga Bashar al-Assad dhjetorin e kaluar, Sharaa ka bërë një sërë udhëtimesh jashtë vendit, ndërsa qeveria e tij kalimtare kërkon të rivendosë lidhjet e Sirisë me fuqitë botërore që e kishin shmangur Damaskun gjatë sundimit të Assadit.ReklamëSiria nuk është anëtare e një koalicioni të udhëhequr nga SHBA-të të formuar në vitin 2014 për të mposhtur grupin terrorist Shteti Islamik.
“Po përpiqemi t’i bëjmë të gjithë partnerë në këtë aleancë, gjë që është shumë e rëndësishme për ta”, tha Barrack.Sharaa dikur udhëhoqi degën siriane të Al Kaedës, por një dekadë më parë grupi i tij rebel anti-Assad u nda nga rrjeti i themeluar nga Osama bin Laden dhe më vonë u përlesh me Shtetin Islamik.
Aktualisht, Siria nuk është pjesë e koalicionit të udhëhequr nga SHBA, i krijuar në vitin 2014 për të luftuar ISIS-in, organizatë që në kulmin e saj (2014–2017) kontrollonte rreth një të tretën e territorit të Sirisë dhe Irakut.
