Itali/ I riu shqiptar kapet me 10 kg kokainë të fshehur në bagazh

Itali/ I riu shqiptar kapet me 10 kg kokainë të fshehur në bagazh

Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar në Monza, Itali, pasi u kap me 10 kilogramë kokainë të fshehur në bagazhin e makinës së tij. Arrestimi u bë të mërkurën e kaluar me firmën e prokurorisë së Monzës, ndërsa i riu akuzohet për posedim droge me qëllim shpërndarjeje. Ai kishte edhe precedentë të mëparshëm për vjedhje dhe pastrim të sendeve të vjedhura. Makina, pronë e një shtetaseje italiane nga Sirakuza, dyshohet se shërbente si “prestanome”, ndërkohë që ndaj saj ishin marrë masa administrative. Gjatë ndalimit, shqiptari tentoi të largohej në këmbë, duke lënë motorin e makinës ndezur. Kontrolli i mjetit zbuloi parregullsi në bagazh, i cili dukej më i ngritur se zakonisht, ndërsa tapiceria anësore ishte prerë dhe ngjitur keq. Pas heqjes së panelit të dyshemesë, policia...