Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Vokshi: Thirrja e Ballukut e vonuar, Rama do t’i lëshojë të gjithë, boll që ai të mos preket
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e quan të vonuar thirrjen e Ballukut në SPAK. “Thirrja në SPAK e Ballukut ishte e vonuar, duhet të kishte ndodhur shumë kohë më parë. E thonë gjithë raportet ndërkombëtare që në Shqipëri ka korrupsion,” – u shpreh Vokshi, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24. Deputetja demokrate theksoi se, kryeministri Edi Rama po synon të shpëtojë vetveten, duke i “sakrifikuar” bashkëpunëtorët e afërt. “Rama do t’i lëshojë të gjithë, boll që ai të mos preket. Balluku sërish po trajtohet me preferencë nga ana e SPAK,” shtoi ajo. Sipas Vokshit, kryeministri i ka kërkuar dorëheqjen. “Thuhet se pas daljes nga SPAK, Balluku shkoi te Rama. Ai i ka kërkuar dorëheqjen, por ajo nuk e ka pranuar. Si mund të hetohet...