Rrëmbimi i 32-vjeçarit nga vëllai i deputetit të PD në Devoll, shkarkohet drejtori i policisë së Korçës

Rrëmbimi i 32-vjeçarit nga vëllai i deputetit të PD në Devoll, shkarkohet drejtori i policisë së Korçës

Pas ngjarjes në Devoll, ku një 32-vjeçar u rrëmbye dhe u dhunua për disa orë, Policia e Shtetit ka marrë masa disiplinore ndaj drejtuesve lokalë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda, ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Policisë së Korçës, Erion Ahmeti, dhe ka pezulluar zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimit, Hajri Kushe. Kujtojmë se pjesë e 3 rrëmbyesve që morën peng për disa orë 32-vjeçarin Ilir Topçiu, ishte dhe vëllai i Bledion Nallbatit, Alti Nallbati. Gjithashtu është nisur hetim disiplinor për gjithë zinxhirin drejtues të Policisë Korçë dhe Komisariatit Devoll. Në vend të Ahmetit, përkohësisht është emëruar Islor Islami, që më parë drejtonte Policinë e Kufirit në Kukës. Njoftimi Duke marrë shkas nga ngjarja e fundit e ndodhur në Devoll, ku një 32-vjeçar u...