Reklamat qeveritare në Kanada sulmuan politikat tregtare të Trump, kryeministri Carney i kërkon falje kreut të Shtëpisë së Bardhë

Reklamat qeveritare në Kanada sulmuan politikat tregtare të Trump, kryeministri Carney i kërkon falje kreut të Shtëpisë së Bardhë

Kryeministri kanadez Mark Carney i ka kërkuar falje presidentit amerikan për reklamat që sulmonin politikën e tarifave tregtare ndaj vendeve partnere që po ndjek Donald Trump. Duke folur nga Koreja e Jugut ku mori pjesë në samitin e Azi-Paqësorit, Carney tha se i kishte kërkuar falje shefit të Shtëpisë së Bardhë privatisht në një darkë të organizuar nga presidenti i vendit mikpritës me liderët pjesëmarrës në takimin e nivelit të lartë të mërkurën, ku i pranishëm ishte edhe presidenti amerikan. Në reklamën qeveritare ishte përfshirë edhe ky fjalim i ish-presidentit amerikan Ronald Reagan i vitit 1987 ku shprehej kundër vendosjes së tarifave tregtare ndaj partnerëve të kohës. Pavarësisht se pranoi ta falte Carney, Trump tha gjatë kthimit nga Koreja e Jugut këtë javë se SHBA...