Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Ore po të kërkojnë këta të Gardës”, Braçe kujton momentin kur Fatos Nano i shkoi në shtëpi për lindjen e vajzës: Habiti gjithë lagjen
Ndarja nga jeta e liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, i ka lënë të trishtuar jo vetëm familjarët e miqtë e ngushtë, por të gjitha ata që e njohën dhe bashkëpunuan me të ndër vite. Një prej tyre është deputeti i PS Erion Braçe i cili në një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamet Veliu, ka rrëfyer shumë nga historitë me Nanon, apo bashkëpunimin me të. Por cili është një kujtim që Braçe e veçon në aspektin njerëzor me ish-kryeministrin? “Në plan personal, më njerëzor është kur u bëra me vajzë, Fatos Nano habiti gjithë lagjen time… kërkonin nëpër lagje ‘ku e ka shpinë ai’. Një komshiu im i ra derës dhe më tha ‘ore po të kërkojnë këta të Gardës’. ‘Garda mua?’...