Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
‘Bashkëpunimi në korrupsion ia ka lidhur duart‘/ Bardhi: Edi Rama nuk e shkarkon dot Ballukun
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër lidhur me aferën e dyshuar korruptive në projektin e Tunelit të Llogarasë, duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe ministren Belinda Balluku si përgjegjës për zhdukjen e 50 milionë eurove nga ky projekt. ‘Shkelja e barazisë në tendera ka vetëm një arsye pse bëhet: Korrupsionin. Këto dy krime janë të lidhura pazgjidhshmërisht nga njëri-tjetri. Prandaj, është në detyrimin e Prokurorisë së Posaçme për të hetuar dhe provuar se të paktën 50 milionë eurot e zhdukura në Tunelin e Llogarasë janë korrupsion i pastër i personit që ka krijuar pabarazinë në tender dhe i personit që e ka ideuar këtë. Të dy kanë emër: Belinda Balluku dhe Edi Rama,’ deklaron Bardhi në një reagim...