Pas protestës së zhvilluar më herët në Tiranë, një grup aktivistësh ka mbërritur në Gjadër, ku po zhvillon një tjetër tubim kundër marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për ndërtimin e kampit të emigrantëve.
Protesta përkon me përvjetorin e dytë të nënshkrimit të paktit Rama–Meloni, që parashikon ngritjen e strukturave për përpunimin e emigrantëve që ndalohen në ujërat italiane. Aktivistët mbajnë pankarta dhe thirrje kundër marrëveshjes, duke e cilësuar atë si në kundërshtim me të drejtat e njeriut dhe sovranitetin e vendit.
Tubimi po zhvillohet pranë zonës ku janë ndërtuar strukturat e para të kampit, ndërsa forca të shumta policie janë vendosur për të garantuar rendin dhe sigurinë.
