Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Goditi me grusht mjekun në vendin e punës, arrestohet 49-vjeçari në Shijak
Foto ilustruese DURRËS- Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia në Shijak, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një mjeku në ambientet e qendrës shëndetësore të qytetit. Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur në godinën e Radiologjisë së Qendrës Shëndetësore Shijak. I arrestuari me inciale F.K., akuzohet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi dyshohet se ka goditur me grusht mjekun 34 vjeçar, gjatë kryerjes së detyrës së këtij të fundit. Njoftimi: Drejtoria Vendore e Policisë Durrës Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 49 vjeç, banues në Shijak, pasi në Qendrën Shëndetësore Shijak, në godinën e Radiologjisë, ka goditur me grusht, mjekun A. D., 34 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës...