Kronikë E Shtunë, 1 Nëntor 2025 16:32
Një ngjarje e rëndë dhe e paprecedentë është regjistruar në Shijak, ku një qytetar ka ushtruar dhunë fizike ndaj një mjeku gjatë ushtrimit të detyrës.
Policia e Durrësit ka njoftuar arrestimin në flagrancë të shtetasit F. K., 49 vjeç, banues në Shijak, pasi ka goditur me grusht mjekun A. D., 34 vjeç, në ambientet e Radiologjisë pranë Qendrës Shëndetësore të qytetit.
Sipas njoftimit zyrtar, incidenti ndodhi gjatë orarit të punës, ndërsa mjeku pas sulmit është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor. Autori u shoqërua menjëherë nga forcat e rendit në Komisariatin e Shijakut dhe më pas u arrestua.
Materialet e çështjes i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, e cila e ka marrë në ndjekje për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
Policia ka dënuar ashpër çdo akt dhune ndaj punonjësve të shëndetësisë dhe ka bërë apel për respektimin e mjekëve që janë në shërbim të qytetarëve.
