Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Shijak/ Dhunoi mjekun në qendrën shëndetësore, arrestohet 49-vjeçari
Policia ka arrestuar një 49-vjeçar në Shijak, pasi ka goditur me grusht një mjek në ambientet e qendrës shëndetësore të qytetit. Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur në godinën e Radiologjisë, ku shtetasi F. K., 49 vjeç, banues në Shijak, ka sulmuar fizikisht mjekun A. D., 34 vjeç, gjatë orarit të punës. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 49 vjeç, banues në Shijak, pasi në Qendrën Shëndetësore Shijak, në godinën e Radiologjisë, ka goditur me grusht, mjekun A. D., 34 vjeç.”, thuhet në njoftimin e policisë.