Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
“Qeveria bie kur nuk qeveris”, debati i parë dhe i fundit televiziv mes Fatos Nanos dhe Sali Berishës
Në një kohë kur politika shqiptare sapo kishte kaluar periudhën e trazuar të vitit 1997, dy liderët e kampeve të mëdha politike u ulën për herë të parë në një studio televizive për t’u përballur me argumente. Emisioni, që zgjati mbi dy orë, u transmetua edhe në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi, duke u ndjekur nga një audiencë e gjerë në të gjithë rajonin. Diskutimi mes dy figurave më të fuqishme të politikës shqiptare u karakterizua nga tension, polemikë, por edhe respekt, pasi ende qëndron në kujtesën e publikut shtrëngimi i duarve në përfundim të debatit. DEBATI: Fatos Nano: Unë besoj se po mësojmë në mënyrë të qëndrueshme, normale pas 10 vjet përvoje në demokraci, edhe ushtrimin demokratik të kapërcimit të krizave, të negociimit për...