Burimi: 
								Gijotina.com
								
							
                                    Foto © Gijotina.com                                
                            Dumani raporton sot në KLP për punën e SPAK, mbërrijnë edhe përfaqësues të ambasadës amerikane
                            Kreu i SPAK Altin Dumani pritet të raportojë sot, në orën 11:00, për punën e vitit 2024 në KLP. Siç shihet edhe nga pamjet, në KLP kanë mbërritur edhe përfaqësues të ambasadës amerikane. Krahas raportit vjetor, i cili është dorëzuar në Kuvend, dhe të dhënat janë bërë me dije, me interes priten përgjigjet e kreut të SPAK, mbi pyetjet e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.