Burri godet me grusht mjekun radiolog, arrestohet në Shijak

Burri godet me grusht mjekun radiolog, arrestohet në Shijak

Një 49 vjeçar u arrestua në Durrës pasi goditi me grusht mjekun radiolog në Qendrën Shëndetësore Shijak Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 49 vjeç, banues në Shijak, pasi në Qendrën Shëndetësore Shijak, në godinën e Radiologjisë, ka goditur me grusht, mjekun A. D., 34 vjeç, informoi sot policia. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.