U kamufluan si “Posta Shqiptare”, goditet grupi i huaj, 2 në pranga! Si funksiononte skema e mashtrimit?

U kamufluan si “Posta Shqiptare”, goditet grupi i huaj, 2 në pranga! Si funksiononte skema e mashtrimit?

pamje nga policia TIRANË- Dy shtetas kinezë janë arrestuar nga policia, pas një operacioni të zhvilluar nga Policia e Shtetit. Nga hetimet u zbulua një grup i huaj që mashtronte qytetarët shqiptarë përmes faqeve të falsifikuara të Postës Shqiptare. Sipas asaj që bën me dije policia, hetimet kanë zbuluar se këta shtetas kanë hyrë në territorin shqiptar më datë 27 tetor 2025 dhe kishin krijuar një faqe interneti identike me atë të Postës Shqiptare, për të mashtruar qytetarët dhe për të mbledhur të dhëna personale e bankare. Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin ku qëndronin, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 17 telefona, 1 laptop, 12 pasaporta, 11 karta bankare, 7 karta identiteti, 1 patentë dhe shuma parash në valuta të ndryshme. Njoftimi: Policia...