Lushnjë/ Kamionit i çahet goma në ecje, përfundon jashtë rruge! Shoferi dërgohet në spital

Lushnjë/ Kamionit i çahet goma në ecje, përfundon jashtë rruge! Shoferi dërgohet në spital

Del nga rruga një mjet i tonazhit të rëndë në aksin Lushnje-Berat. Ngjarja raportohet të kenë ndodhur në afërsi të fshatit Barbullinj. Automjeti pasi ka dalë nga kthesa ka përfunduar në kanalin anësor në kahun tjetër të lëvizjes. Automjeti ka qenë i ngarkuar me inerte (çakull). Drejtuesi i mjetit është çuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës. Sipas uniformave blu të qarkullimit, automjetit i është çarë goma e parë në ecje dhe është përmbysur në krahun tjetër të rrugës. Fatmirësisht në momentin e përmbysjes nuk ka pasur automjete të tjera në qarkullim. Grupi i punës dokumenton ngjarjen dhe disiplinon trafikun. gijotina.com/