“Forcë politike që i mbijetoi kohës”/ Braçe flet për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos: Nuk ka një njeri që thotë se ai më ra në qafë

“Forcë politike që i mbijetoi kohës”/ Braçe flet për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos: Nuk ka një njeri që thotë se ai më ra në qafë

Socialisti Erion Braçe ka folur në një intervistë për Top Channel, për peshën e Fatos Nanos në Partinë Socialiste. Ai ka deklaruar se Nano është udhëheqësi historik i PS-së, teksa shtoi se ata janë produkt i shkollës së tij politike. Ndër të tjera Braçe u ndal edhe tek diskutimet që ka pasur me të ndjerin, gjatë kohës që ishin bashkë në politikë. “Fatos Nano është udhëheqësi historik i PS-së. Nga rrënojat e Partisë së Punës ndërtoi një gjë komplet të re me bashkëpunëtorë, një forcë politike që i mbijetoi kohës. Mbi të gjitha, forcë politike ekuilibruese në Shqipëri. Kijeni parasysh që nuk ka qenë e lehtë fare, se midis dy periudhave ishte burgu në mes dhe dhunë ekstreme sa here që ai mundohej të sillte...