Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
SHBA mund të sulmojë bazat ushtarake të Maduros
Mediat amerikane raportojnë se sulmet ajrore ndaj bazave ushtarake të regjimit të Nicolas Madurós mund të jenë “çështje ditësh, madje orësh”. Sipas këtyre mediave, administrata e presidentit Donald Trump ka marrë tashmë vendimin për të goditur objektivat ushtarake brenda Venezuelës, në kuadër të asaj që në Uashington cilësohet si faza e dytë e fushatës kundër trafikut të drogës. Megjithatë, vetë Trump, duke folur me gazetarët në bordin e Air Force One, mohoi se ka urdhëruar ndonjë operacion të tillë, ndonëse la të hapur mundësinë për veprime të mëtejshme nëse Venezuela vazhdon të jetë kërcënim. Sipas burimeve ushtarake amerikane, në Karaibe po qëndron një formacion i fuqishëm detar, i përbërë nga 14 anije luftarake dhe rreth 10 mijë trupa, ndër të cilat edhe aeroplanmbajtësja më moderne...