U arrestua në Shqipëri, bosi turk i kriptomonedhave gjendet i vdekur në qeli

U arrestua në Shqipëri, bosi turk i kriptomonedhave gjendet i vdekur në qeli

Kronikë E Shtunë, 1 Nëntor 2025 13:49 “Mbreti” i kriptomonedhave të falimentuar “Thodex”, Faruk Fatih Özer është gjetur i vdekur në qelinë e tij në burgun e Tekirdagut, në perëndim të Turqisë. Lajmi u konfirmua nga transmetuesi shtetëror TRT, sipas të cilit po zhvillohet një hetim për të zbuluar shkaqet e vdekjes. Sipas burimeve të para, autoritetet po shqyrtojnë mundësinë që Ozer të ketë kryer vetëvrasje, ndërsa pritet që autopsia të sqarojë rrethanat e plota të ngjarjes, raporton Bloomberg. Faruk Fatih Özer u arrestua më 30 Gusht të vitit 2022 në vendin tonë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Turqi, ku u ekstradua në Prill vitit 2023. Themeluesi i Thodex u dënua në vitin 2023 me 11 mijë e 196 vite burg për veprat...