Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Nga sot në dy linja urbane të Kamzës çmimi i biletës rritet në 50 lekë, aboneja 1,400 lekë
Kronikë E Shtunë, 1 Nëntor 2025 14:04 Qytetarët që përdorin dy nga 10 linjat urbane të bashkisë Kamëz, konkretisht Kamëz–Tiranë dhe Paskuqan–Tiranë nga sot do të paguajnë 50 lekë për biletë, nga 40 lekë që është aktualisht. Kryetari i Shoqatës së Transportit Urban dhe Ndërqytetës, Dashnor Memaj tha sot për ATSH-në se “ky vendim u miratua në mbledhjen e 26 tetorit të këshillit bashkiak të Kamzës, pas kërkesës së operatorit privat të licensuar që menaxhon shërbimin e dy linjave. Pra nga sot, 1 nëntor bileta është rritur 10 lekë”. Memaj vuri në dukje se “ky vendim në bazë të analizës financiare të thelluar, ku kostot tejkalonin dukshëm të ardhurat dhe bashkia Kamzë nuk kishte buxhet për ta subvencionuar transportin publik, siç e bën aktualisht bashkia...