Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
“Pasta false”/ Dërgonin SMS mashtruese në emër të Postës Shqiptare, arrestohen dy kinezë
Dy persona nga Kina janë vënë në pranga, pasi mashtronin qytetarët shqiptarë përmes faqeve të falsifikuara në emër të Postës Shqiptare. Në kuadër të operacionit “Posta e rremë” u arrestuan shtetasit Cunfeng Fan dhe Haike Yan. Policia ka sekuestruar 17 telefona, 1 laptop, 12 pasaporta, 11 karta bankare, 7 karta identiteti, 1 patentë dhe shuma parash në valuta të ndryshme. Hetimet kanë treguar se ata kishin hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë më datë 27 tetor 2025 dhe kishin krijuar një faqe interneti identike me atë të Postës Shqiptare, për të mashtruar qytetarët dhe për të mbledhur të dhëna personale e bankare. “Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik, në bashkëpunim me Drejtorinë Operacionale të Policisë së Shtetit dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës...