Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Mashtronin në emër të Postës Shqiptare, vihen në pranga dy kinezë/ Sekuestrohen dhjetëra telefona dhe mjete identifikimi (Emrat)
Finalizohet operacioni policor i koduar “Posta e Rreme”. Goditet një grup i huaj që mashtronte qytetarët shqiptarë përmes faqeve të falsifikuara të Postës Shqiptare. Vihen në pranga dy shtetas kinezë. Në kuadër të operacionit “Posta e rremë” u arrestuan shtetasit Cunfeng Fan dhe Haike Yan. Sekuestrohen 17 telefona, 1 laptop, 12 pasaporta, 11 karta bankare, 7 karta identiteti, 1 patentë dhe shuma parash në valuta të ndryshme. Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik, në bashkëpunim me Drejtorinë Operacionale të Policisë së Shtetit dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas njoftimeve të marra nga qytetarë për dërgimin e SMS-ve mashtruese që imitonin faqen zyrtare të Postës Shqiptare, me qëllim përfitimin e të dhënave personale dhe bankare të përdoruesve, finalizoi me sukses...