Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Rrëmbyen dhe e kërcënuan një 32-vjeçar për “prishje pazaresh”, vihen në pranga tre persona
Morën me forcë nga banesa për motive të dobëta një 32-vjeçar, e kërcënuan me jetë dhe ushtruan dhunë fizike ndaj tij, vihen në pranga 3 shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, pas kallëzimit të bërë më datë 30.10.2025, nga shtetasi I. T., 32 vjeç, i cili deklaroi se më datë 27.10.2025, tre shtetasit M. B., T. Ç. dhe A. N., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kishin marrë me forcë dhe mbajtur për disa orë në një biznes privat, ku e kishin kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj tij, organizuan punën për kapjen e tyre. Në këtë kuadër, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë ndalimin e shtetasve: A. N., 42 vjeç, banues në Bilisht, dhe T. Ç., 38 vjeç, banues...