Fshati i gështenjave, në Labinot Mal të Elbasanit i gjithë prodhimi niset drejt Italisë

Labinoti Mal njihet në të gjithë vendin si një nga prodhuesit më të mëdhenj të gështenjave.

Fshati malor i Elbasanit e ka përqendruar të gjithë aktivitetin e tij pikërisht në këtë drejtim duke prodhuar mbi 300 tonë gështenja çdo vit, shumica e të cilave eksportohet drejt Italisë.
Por së fundmi fermerët po përballen me mungesën e punëtorëve teksa të rinjtë janë larguar.Ajo që bie në sy janë plantacionet e mëdha më gështenja sapo ngjitesh në këtë zonë.
Një pjesë e madhe e tyre janë pemë qindra vjeçare, ndërsa tashmë që tregu është thuajse i sigurt, banorët kanë nisur të mbjellin fidanë të rinj.
Problem mbetet gjithashtu infrastruktura rrugore mes fshatrave malorë.
 
 

Top Channel