“Eposi shqiptar”, interpretimi i ri në skenë i “Lahutës së Malcisë” së At Gjergj Fishtës

“Eposi shqiptar”, interpretimi i ri në skenë i “Lahutës së Malcisë” së At Gjergj Fishtës

Në Pallatin e Kulturës në Lezhë u ngjit në skenë shfaqja “Eposi Shqiptar”, një interpretim i ri i “Lahutës së Malcis” së At Gjergj Fishtës. Përmes një gërshetimi mjeshtëror të aktrimit, muzikës tradicionale dhe skenografisë simbolike, publiku përjetoi një mënyrë të re e të ndjerë për të njohur kryeveprën e poetit kombëtar. Dramatizimi dhe regjia nga Kol Kunora, ndërsa të rinjtë nga Lezha sollën aktrimin e tyre përmes kësaj vepre të madhe. Tingujt e lahutës u përcollën me mjeshtëri nga Pretash Nilaj, i shpallur “Mjeshtër i Madh”, duke sjellë në sallë frymën autentike të epikës shqiptare. Sipas regjisorit Kunora, kjo shfaqje është vetëm hapi i parë i një cikli artistik që do të sjellë “Lahutën e Malcis” në forma të reja interpretimi, duke e afruar...