Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
I dedikohet qytetërimit faraonik, hapet sot Muzeu i Madh Egjiptian, më gjiganti në botë
Pas përgatitjeve intensive dhe shumë shtyrjeve, Muzeu i Madh Egjiptian (GEM), i dedikuar qytetërimit faraonik, përurohet sot me madhështi në Kajro, si pjesë e një eventi shumë të pritur me entuziazëm që synon të shfaqë arritjet e vendit dhe të nxisë turizmin. Zona përreth muzeut, e vendosur pranë piramidave të Gizës, është rrethuar që nga mëngjesi përpara ceremonisë së hapjes, e cila pritet të fillojë në orën 7:30 të mbrëmjes. Rreth 80 delegacione zyrtare priten për ceremoninë, nga të cilat "40 do të udhëhiqen nga mbretër, princa, krerë shtetesh ose qeverish". Si një paraprijë për spektaklin e sotëm, fasada kolosale e muzeut, e vendosur në një shpat me pamje nga pllaja e Gizës dhe piramidat e saj, është ndriçuar gjatë netëve të fundit. Ky muze...