Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, Ahmetaj: ‘Mik i shtrenjtë për mua, human, demokrat dhe vizionar’

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, Ahmetaj: ‘Mik i shtrenjtë për mua, human, demokrat dhe vizionar’

Kronikë E Shtunë, 1 Nëntor 2025 12:21 Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj ka reaguar pas ndarjes nga jeta të liderit socialist, Fatos Nano mesditën e 31 tetorit. Me anë të një postimi në Facebook, Ahmetaj shkruan se Fatos Nano la trashëgiminë e një tentative serioze dhe të sinqertë, të liberalizimit të një shoqërie të frustruar nga frika dhe intriga e terrori. Duke e konsideruar një mik të shtrenjtë të tij, Ahmetaj thotë se Nano, ishte një human, demokrat dhe vizionar. Reagimi: Fatos Nano la trashëgiminë e një tentative serioze dhe të sinqertë të liberalizimit të një shoqërie të frustruar nga frika dhe intriga e terrori. Fatos Nano tentoi, diku-diku dhe i vetëm të referonte diturinë në themel të një shoqërie. Shumëkush gatoi, hëngri e “ndërtoi” mbi liberalizmin...