Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Ndihmonin emigrantë që të kalonin ilegalisht kufijtë, pranga 2 personave në Gjirokastër
2 persona janë arrestuar në Gjirokastër pasi ndihmonin emigrantë nga Vendet e Treta, që të kalonin ilegalisht kufijtë. Uniformat blu bëjnë me dije se njëri prej tyre u kap në flagrancë duke transportuar me automjet, nga Tirana në Sarandë, disa emigrantë nga Nepali, që synonin të kalonin ilegalisht në Greqi. Ndërsa shtetasi tjetër, organizatori i veprimtarisë kriminale, u kap në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Tiranës. Sakaq, blutë sekuestruan një automjet dhe 2 celularë. Njoftimi i policisë: DVP Gjirokastër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Attempt 5”. Ndihmonin emigrantë nga Vendet e Treta, që të kalonin ilegalisht kufijtë, duke i transportuar me automjet, kundrejt pagesës, identifikohen dhe arrestohen 2 shtetas. Njëri prej tyre u kap në flagrancë duke transportuar me automjet, nga Tirana në Sarandë, disa...