Në mbështetje të Florjan Binajt, Salianji në Kombinat: Prej 9 vitesh të lënë në harresë, banorët jetojnë mes mbeturinave

Në mbështetje të Florjan Binajt, Salianji në Kombinat: Prej 9 vitesh të lënë në harresë, banorët jetojnë mes mbeturinave

Anëtari i Kryesisë së PD, ish-deputeti Ervin Salianji ka zhvilluar një takim me banorët e rrugës “Konferenca e Pezës” në Kombinat, të cilët prej nëntë vitesh ankohen për mungesën e kujdesit nga bashkia dhe qeveria. Salianji ka ndarë rrjetet sociale pamjet nga takimi duke theksuar se banorët jetojnë mes mbeturinave dhe erës së rëndë, ndërsa akuzon institucionet për propagandë fasadash dhe premtime të pambajtura. “Pavarësisht ankesave të vazhdueshme asnje zgjidhje! Kjo është Tirana reale, jo ajo që shfaqet në reklamat e pushtetit! Banorët kërkojnë zgjidhje, siguri dhe dinjitet, jo mashtrime e foto me bojë mbi rrënoja”, shkruan Salianji. Demokrati kërkon votat e qytetarëve në mbështetje të kandidatit të pavarur por të mbështetur nga opozita, Florjan Binaj. Postimi i Salianjit: Banorët e rrugës “Konferenca e Pezës”...