Burimi: 
								Zeri.ai
								
							
                                    Foto © Zeri.ai                                
                            I merrte para pacientëve për ekot, arrestohet mjeku në Fier, i gjenden mln lekë dhe mijëra euro
                            Gëzim Taullaj FIER-Gëzim Taullaj, një mjek imazherist në spitalin e Fierit u arrestua pasi iu merrte rryshfet pacientëve për të kryer ekot. Hetimet zgjatën 4 muaj, ndërsa mjeku 66 vjeçar u kap në flagrancë teksa i merrte lekë pacientit që do të kryente ekon abdominale. Taullaj akuzohet për shpërdorim detyre, pasi gjatë orarit të punës vizitonte pacientë në dy klinika private në Fier. Policia thotë se i është sekuestruar shuma e lekëve që 66-vjeçari i mori qytetarit, në kundërshtim me ligjin si edhe shuma prej 1.857.000 lekë të reja, 39.155 euro, 2.370 paund dhe 75 dollarë që iu gjetën gjatë kontrollit të banesës. Njoftimi i policisë: Finalizohet pas një hetimi 4-mujor, në bashkëpunim me Prokurorinë Fier, operacioni policor i koduar "Imazheria". I merrte shuma parash pacientëve për...