Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Vrau babain, 25-vjeçari del i buzëqeshur para gjykatës: Më kapi për fyti, s’po merrja dot frymë
25-vjeçari Marjan Këdheli, i cili mesditën e të martës vrau me thikë babain e tij, 69-vjeçarin Pjetër Këdheli, në banesën e tyre në fshatin Shkallnur, ka dalë këtë të shtunë para Gjykatës së Durrësit, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”. Gjykata i ka caktuar një avokat kryesisht pasi familjarët nuk kanë paraqitur asnjë mbrojtës për të. Avokatja ka kërkuar të bëhet një vleresim mjeko-ligjor për shëndetin mendor të të riut. Siç mund ta shihni dhe në videon e mëposhtme, i riu shfaqet i qetë dhe i buzëqeshur para togave të zeza. Fillimisht ishte organi i akuzës që tregoi të gjithë dinamikën e ngjarjes së regjistruar më 28 tetor. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes ka rezultuar se krimi ka ndodhur...