OKB: Në Gaza 630 mijë fëmijë kthehen në shkollë pas dy vitesh pushim

OKB: Në Gaza 630 mijë fëmijë kthehen në shkollë pas dy vitesh pushim

Bota E Shtunë, 1 Nëntor 2025 11:24 Në Gaza po rifillon gradualisht aktiviteti shkollor për të rikthyer fëmijët në bankat e shkollës, pas më shumë se dy vitesh ndërprerje. OKB-ja po përgatit një plan për mbi 630 mijë fëmijë në moshë shkollore dhe po punon për rindërtimin e mbi 90 klasave në Deir al-Balah dhe Khan Younis, nga më shumë se 2mijë që kanë nevojë për ndërhyrje në të gjithë Rripin e Gazës. Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, theksoi se kufizimet e vendosura nga autoritetet izraelite për hyrjen e materialeve mësimore dhe furnizimeve edukative vazhdojnë të pengojnë punën e organizatës. Ndërkohë autoritetet palestineze raportojnë se mbi 10 mijë persona janë të zhdukur nën rrënojat e Gazës. Ahmed Radwan, përgjegjës për shtypin në Mbrojtjen Civile në...