Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Vrau babanë me thikë, lihet në burg autori/ Ja kush është 25-vjeçari, shfaqet duke qeshur në sallën e gjyqit
25-vjeçari Marjan Kodheli, i cili vrau me thikë të atin Pjetër Kodheli pak ditë më parë në Durrës, është lënë në burg nga Gjykata e Durrësit. Masa “arrest me burg” rezultoi të ishte i ligjshëm. Ai u shfaq duke qeshur në dhomën e xhamit, ku qëndroi gjatë gjithë seancës. I riu ka deklaruar pas ngjarjes përpara policisë se ka pasur grindje të vazhdueshme me të atin, Pjetër Kodheli. “Nuk më linte të haja i qetë”, ka thënë ai, ku ndër të tjera është shprehur se ‘nuk e di si ndodhi, mora thikën dhe e qëllova’. “Ishim duke ngrënë bukë dhe babai mu turr. Nuk më linte të haja i qetë. Nuk e mbaj mend pse ndodhi, por kemi pasur grindje të vazhdueshme që kur jam...