Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
EMRAT/ Shisnin kanabis dhe kokainë, kapen në flagrancë 3 persona në Lezhë, mes tyre 1 i mitur
Policia e Lezhës ka kapur tre persona, mes tyre një të mitur, pasi akuzohen për shitje droge. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ranë Leo Marku dhe Alfred Ndreu. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë: DVP Lezhë/Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Shitnin lëndë narkotike në doza, kapen në flagrancë 3 shtetas. Vihen në pranga 2 prej tyre, procedohet në gjendje të lirë tjetri (i mitur). Sekuestrohen doza kokaine dhe kanabisi. Gjatë kontrolleve në terren, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në të dhënat e siguruara në rrugë operative, kanë lokalizuar në...