Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Vrau babain dhe del i buzëqeshur në gjykatë/ Avokatja: Mariani nuk i kupton veprimet e tij
25 vjeçari Marjan Kodheli, i cili vrau babanë pak ditë më parë në fshatin Shkallnur të Durrësit, ka dalë para gjykatës për masën e sigurisë. Asnjë avokat nuk është paraqitur për mbrojtjen, ndërsa gjykata i caktoi një avokat kryesisht dhe u tërhoq për t’i dhënë kohë pët të lexuar aktet shtesë. Teksa operatorët e filmojnë, i riu qëndron i qetë dhe qesh herë pas here. Çështja po shqyrtohet nga gjyqtari Xhevdet Lika, ndërsa Prokuroria e Durrësit përfaqësohet nga prokurorja Matilda Fetau. Ai ka dëshmuar se një javë më parë i kishte vdekur gjyshja dhe se i ati i kishte kërkuar që të angazhohet në pritjen e njerëzve dhe të ketë kujdes me pagesat. Marjani ka deklaruar se “unë këtu jam” duke mos u dhënë rëndësi...