FOTO/ Bënte eko në këmbim të parave në Spitalin e Fierit, ja kush është mjeku imazherist, në banesë iu gjetën shuma të konsiderueshme

FOTO/ Bënte eko në këmbim të parave në Spitalin e Fierit, ja kush është mjeku imazherist, në banesë iu gjetën shuma të konsiderueshme

Ky që shihni më lart është Gëzim Taullaj, mjeku imazherist në spitalin rajonal të Fierit, i cili i merrte para pacientëve për t’iu bërë eko. Pas një hetimi gati 4 mujor, 66-vjeçari u vu në pranga, nën akuzat e “Shpërdorimit të detyrës” dhe ”Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. Gëzim Taullaj u kap në flagrancë duke marrë një shumë parash një pacienti që do të kryente ekon abdominale. Ndër të tjera mjeku imazherist shpërdoronte detyrën, pasi gjatë orarit zyrtar të punës, vizitonte pacientë në 2 klinika private në Fier. Gjatë kontrollit në banesë atij iu gjetën shuma të konsiderueshme parash: 1.857.000 lekë të reja, 39.155 euro, 2.370 paund dhe 75 dollar. “Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve se mjeku imazherist në...