Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Vodhi automjetin e më pas doli të shëtiste me të, arrestohet 35-vjeçari në kryeqytet
Një 35-vjeçar është vënë në pranga, pasi akuzohet për vjedhjen e një makine në zonën e Yrshekut në kryeqytet. Pasi vodhi automjetin tip “Volkswagen”, ai u arrestua duke drejtuar automjetin e vjedhur. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas informacionit të marrë se në Yrshek ishte vjedhur një automjet, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore është arrestuar shtetasi: -D. K., 35 vjeç, banues në Tiranë. Ai u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Rrugën e Qelqit, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit M. E., që dyshohet se e ka vjedhur, në oborrin e banesës së këtij shtetasi”, njofton policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së...