I merrte para pacientëve për të kryer ekot, arrestohet mjeku në Fier/ Punonte në të njëjtin orar në shtet dhe privat (Emri)

I merrte para pacientëve për të kryer ekot, arrestohet mjeku në Fier/ Punonte në të njëjtin orar në shtet dhe privat (Emri)

Një mjek imazherist në spitalin rajonal të Fierit, i identifikuar si Gëzim Taullaj, është vënë në pranga pasi merrte para nga pacientët. 66-vjeçari i merrte shuma parash pacientëve për të kryer ekot, teksa në të njëjtin orar punonte në shtet dhe dy spitale private. Mjeku imazherist u kap në flagrancë duke marrë një shumë parash një pacienti që do të kryente ekon abdominale. Mjeku imazherist i arrestuar-Gëzim Taullaj “Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve se mjeku imazherist në spitalin e Fierit iu merrte para pacientëve për të kryer ekot, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, organizuan punën në bashkëpunim me Prokurorinë Fier. Për këtë rast, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të...