Leksioni i Nobelit pë Shqipërinë: Pa inovacion nuk ka zhvillim ekonomik

Leksioni i Nobelit pë Shqipërinë: Pa inovacion nuk ka zhvillim ekonomik

Çmimi Nobel në Ekonomi i këtij viti riktheu në qendër të debatit një nga mesazhet më të forta të dekadës: nuk ka zhvillim ekonomik pa inovacion. Fituesit e fundit, që kanë studiuar marrëdhënien midis përparimit teknologjik dhe rritjes së qëndrueshme, theksojnë se kapitali më i vlefshëm i çdo vendi nuk është më toka, industria apo burimet natyrore, por kapaciteti për të krijuar, për të shpikur dhe për të përshtatur risitë. Në thelb, ata argumentojnë se investimi në kërkim, zhvillim dhe teknologji nuk është luks për ekonomitë e vogla, por domosdoshmëri për mbijetesë në epokën e re të konkurrencës globale. Nëse këto leksione përkthehen në realitetin shqiptar, mesazhi bëhet edhe më urgjent. Shqipëria po hyn në një fazë të re ekonomike dhe institucionale, ku procesi i...