Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
‘Shqiptarët po varfërohen, 55% e familjeve s’mbyllin dot muajin’/ Tabaku: Ekonomia të mos punojë për një pakicë të privilegjuar që përfiton nga pushteti
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar sërish ndaj gjendjes ekonomike në vend, duke kërkuar që ekonomia të vihet në shërbim të shumicës, jo të pakicës. Në një video-mesazh të shpërndarë në rrjete sociale, Tabaku thekson se “stabiliteti i pretenduar nga qeveria nuk ekziston në xhepat e qytetarëve, por vetëm në letrat e ministrive”, ndërsa faktet, sipas saj, tregojnë një realitet krejt tjetër. “EUROSTAT tregoi që 55% e familjeve shqiptare jetojnë në kushte varfërie, nuk e mbyllin dot muajin. 40% e buxhetit familjar shkon vetëm për ushqime,” – shprehet Tabaku, duke shtuar se kjo situatë është pasojë e taksave të larta, rritjes së çmimeve me 30% dhe zhvlerësimit të euros, që ka goditur më fort shtresat e mesme dhe të ulëta. Deputetja demokrate nënvizon...