Vodhi në oborr të banesës një makinë në Yrshek, 32-vjeçari kapet bashkë me mjetin e grabitur

Vodhi në oborr të banesës një makinë në Yrshek, 32-vjeçari kapet bashkë me mjetin e grabitur

Kronikë E Shtunë, 1 Nëntor 2025 10:18 Një 32-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet për grabitjen e një makine. Në pranga është vënë shtetasi D. K., 35 vjeç, banues në kryeqyteti, i cili është kapur duke drejtuar automjetin e vjedhur.. “Ai u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Rrugën e Qelqit, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit M. E., që dyshohet se e ka vjedhur, në oborrin e banesës së këtij shtetasi.” – thuhet në njoftim. Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.