Shfrytëzonin hapësirat publike për parkingje dhe lavazhe, 10 të arrestuar e 123 në hetim

Shfrytëzonin hapësirat publike për parkingje dhe lavazhe, 10 të arrestuar e 123 në hetim

Policia e Shtetit, ka ndërmarrë një aksion për goditjen e rasteve të zaptimit të hapësirave publike dhe shfrytëzimin e tyre, në mënyrë të paligjshme për parkingje ose lavazhe. Raportohet se në 24 orët e fundit janë evidentuar 133 raste, ku si rezultat janë arrestuar 10 persona, ndërsa 123 të tjerë janë proveduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë proceduar penalisht edhe 45 drejtues automjetesh për parkime të gabuara që pengonin lëvizjen e lirë të automjeteve, këmbësorëve apo automjeteve të emergjencës. “Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, u konstatuan dhe u goditën: 133 raste të shfrytëzimit të kundërligjshëm të hapësirave publike/private, për aktivitete ekonomike (kryesisht vendparkime ose lavazhe për automjete) të paregjistruara në organet tatimore. Subjektet përfitonin të ardhura të fshehura, pa...