Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
(VIDEO) Kapet në flagrancë autovjedhësi në Tiranë, 35-vjeçari drejtonte makinën e sapo grabitur
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 35-vjeçar, i cili u kap në flagrancë duke drejtuar një automjet të vjedhur vetëm pak kohë më parë në zonën e Yrshekut. Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndërhynë menjëherë pas marrjes së informacionit për vjedhjen e një automjeti dhe organizuan punën për identifikimin e autorit. Si rezultat, u arrestua shtetasi D. K., 35 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas u ndalua në Rrugën e Qelqit, teksa po drejtonte automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit M. E., i cili kishte denoncuar vjedhjen e mjetit nga oborri i banesës së tij. Automjeti i vjedhur është sekuestruar nga Policia, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit...