Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Gjykata federale rrëzon një tjetër urdhër ekzekutiv të Trump, kërkonte që votuesit të vërtetonin nënshtetësinë e tyre
Një gjyqtar federal ka bllokuar një urdhwr ekzekutiv të Donald Trump, duke vendosur që presidenti nuk mund t’u kërkojë votuesve të tregojnë pasaporta ose dokumente të ngjashme për të vërtetuar shtetësinë e tyre para se të hedhin votën. Janë ngritur padi të shumta që sfidojnë ligjshmërinë e urdhrit ekzekutiv të Trump të 25 marsit, i cili synonte të rishikonte procesin federal të zgjedhjeve. Gjykatat më parë kishin bllokuar përkohësisht zbatimin e tij. Gjyqtarja Colleen Kolar-Kotley e Uashingtonit është e para që lëshon një vendim përfundimtar, duke e rrëzuar urdhrin. Kolar-Kotli rrëzoi pjesën e urdhrit që kërkon që votuesit të vërtetojnë shtetësinë e tyre për t’u regjistruar për të votuar. Ajo më parë nuk e bllokoi pjesën e urdhrit ekzekutiv që u ndalon shteteve të numërojnë...