Konsumimi i djathit një herë në javë mund të ulë rrezikun e demencës

Konsumimi i djathit një herë në javë mund të ulë rrezikun e demencës

Të ngrënit djathë të paktën një herë në javë mund të ketë përfitime përtej kënaqësisë ushqimore, mund të lidhet edhe me një rrezik më të ulët të zhvillimit të demencës, sipas një studimi të ri të kryer në Japoni. Studiuesit analizuan të dhënat e rreth 8 mijë të rriturve mbi moshën 65 vjeç, duke krahasuar personat që hanin rregullisht djathë me ata që e konsumonin rrallë ose aspak. Qëllimi i tyre ishte të kuptonin nëse konsumimi i djathit ndikon në shëndetin kognitiv të të moshuarve. Rezultatet, të publikuara në revistën Nutrients, treguan se ata që konsumonin rregullisht djathë kishin 24% më pak gjasa të zhvillonin demencë gjatë një periudhe trevjeçare, krahasuar me personat që nuk hanin djathë. Në përfundim të studimit, 3.4% e konsumuesve të djathit...