Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Tuneli i ri lidh Austrinë me Italinë, rruga nëntokësore pritet të përfundojë në vitin 2032
Bota E Shtunë, 1 Nëntor 2025 09:00 Thellë në Alpet Austriake po avancon një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore të Evropës, tuneli Brenner Base. Pasi të përfundojë, rruga hekurudhore me gjatësi 55 kilometra do të lidhë qytetin Innsbruck në Austri me Fortezza-n në Italinë veriore. Aktualisht, trenat duhet të kalojnë nëpër një linjë të pjerrët dhe me kthesa të shumta, të ndërtuar më shumë se 150 vjet më parë, që kalon mbi Alpe. Kjo rrugë nuk është e përshtatshme për trenat e gjatë dhe të rëndë të mallrave, tha Julia Gruber, kreu i komunikimit në kompaninë që operon punimet (BBT SE). Sipas saj, rruga nuk do të bashkojë vetëm qendrat ekonomike të Mynihut dhe Veronës, por, duke qenë në zemër të Korridorit Skandinavo-Mesdhetar, do...