Nga Velipoja në Theth/ Pabarazia territoriale dhe përfaqësimi në Këshillin Bashkiak të Shkodrës

Nga Velipoja në Theth/ Pabarazia territoriale dhe përfaqësimi në Këshillin Bashkiak të Shkodrës

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Në trajtimin e çështjes së përfaqësimit vendor dhe funksionimit real të Këshillave Bashkiakë, një rast domethënës për analizë është ai i Bashkisë së Shkodrës, një bashki me territor të gjerë dhe me sfida të shumta zhvillimi e përfaqësimi. Si anëtar i Këshillit Bashkiak, më është drejtuar shpesh pyetja: a janë të përfaqësuara realisht të gjitha njësitë administrative në këtë Këshill dhe a funksionon ky institucion sipas rolit që i jep ligji? Përgjigjja nuk është e thjeshtë dhe vlen të shtjellohet me kujdes. Përfaqësim i pjesshëm, jo funksional Në mënyrë të përgjithshme, një pjesë e mirë e njësive administrative janë të përfshira në përbërjen e Këshillit, por kjo ndodh më tepër në aspektin e origjinës së kandidatëve sesa në funksion përfaqësues të mirëfilltë. Shumica...